
Një zarf i bardhë mbërriti sot në shtëpinë e Big Brother Albania duke sjellë një sfidë të veçantë për Gjestin, i cili mban rolin e liderit këtë javë.
Brenda valixhes ndodheshin shtatë zarfa, dhe Gjesti kishte 24 orë kohë për të hapur një prej tyre.

Në zarf shkruhej: “Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do të ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nuk mund të thotë ‘Jo’. Zgjedhja duhet të bëhet tani”.
Pas një momenti reflektimi, Gjesti vendosi të zgjedhë për të fjetur Rizartën.