Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Posaccme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për 6 personat e arresuar gjatë operacionit “Metamorfaza”, mes të cilëve ish-drejtori i forcave operacionale Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka. Ky i fundit sipas prokurorisë rezulton i përfshirë në të paktën tre episode, në atentatin ku humbi jetën Gjin Boriçi, si person që ka porositës vrasjen e Kleant Musabelliu dhe në një rast korrupsioni ndaj prokurorit të Xhevahir Lita. Në seancën e së shtunës ai ka mohuar akuzat e prokurorisë.about:blank
Në një reagim për mediat, dy avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka, thanë se komunikimet e pretenduara nga SPAK nuk janë kryer prej tij.
Gurali Brahimllari: Klienti im pretendon se nuk ka pasur kurrë telefon të kësaj natyre dhe nuk ka qenë i përfshirë në këto gjëra.
Ylli Manjani: Nuk ka asnjë provë që asnjë klienti im të këtë lidhje me ato inkriptime.