Gjuha e trëndafilave, kuptimi që fshihet pas secilës ngjyrë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë epokës Viktoriane, në mungesë të lirisë dhe pamundësi të komunikimit si në ditën e sotme, të dashuruarit gjenin gjithëfarë mënyrash për të shprehur dashurinë e tyre.

Në këtë periudhë lindi gjishtu dhe “fjalori i trëndafilave” ndryshe i njohur si gjuha e fshehtë e trëndafilave pasi çdo lule përcillte një mesazh!

 

Ndonëse sot buqetat nuk “flasin” si atëherë është mirë të dini se çfarë po nënkuptoni nëse i jepni dikujt një:

 

Trëndafil të kuq: Zgjedhja klasike, ngjyra e dashurisë “Të dua”

Trëndafil i bardhë: Lulja melankolike , e dhuron kur dikush nuk të njeh mirë, por t’i dëshiron të afrohesh.

Trëndafili rozë i hapur: Do të thotë që t’i vlerëson njeriun që i merr këto trëndafila. Janë një zgjedhje elegante që asnjëherë nuk do të dështojë.

Trëndafilat ngjyrë pjeshke: Modesti

Trëndafilat vjollcë: Një ngjyrë e pazakontë që nënkupton magjepsje.

Trëndafilat portokalli: Një ngjyrë energjike dhe e gëzuar që flet në gjuhen e dëshirave më të fshehta.

Trëndafilat e verdhë: Pabesi

Trëndafilat pink (rozë e fortë): Mirënjohje dhe falenderim

LIFE STYLE

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top