Gjykata e Posaçme shqyrton më 26 dhjetor masën e arrestit

Editor
2 Min Read

Në Tiranë, Gjykata e Posaçme bëri të ditur se do të shqyrtojë më 26 dhjetor kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zëvendësuar masën e sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim i dyshuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim, për çështjen e privatizimit të ish Kompleksit Sportiv Partizani.about:blank

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, tha dy ditë më parë për mediat se masa e re e sigurisë ndaj zotit Berisha mbetet në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ndërsa burime nga ky institucion, kanë bërë të ditur se për ish kryeministrin është kërkuar masa “arrest shtëpie”.

Kuvendi autorizoi një ditë më parë Prokurorinë e Posaçme për arrestin e zotit Berisha, i cili nuk respektoi masën e mëparshme “detyrim paraqitje”, duke e quajtur si antikushtetuese. Ai cilësoi si antikushtetues edhe vendimin e Kuvendit për të lejuar arrestimin e tij.

Zoti Berisha quan si sulm politik nga kryeministri Rama përfshirjen e tij në hetimet për çështjen e ish kompleksit Partizani, ky dyshohet se me akte të ndryshme gjatë procedurave të privatizimit, favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, si një nga pronarët e terrenit, ku më pas u ndërtua një grup pallatesh.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posçme kundërshtoi në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për ndryshimin e masës së arrestit të Jamarbër Malltezit nga arrest me burg në arrest shtëpiak.

Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit dhe masa e parë ndaj tij ishte arrest me burg, por më pas Apeli e ndryshoi masën e sigurisë.VOA

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *