Gjykata e Tiranës i hap rrugë ekstradimit të polakut të rrezikshëm

Jil
Jil
1 Min Read

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, me qëllim ekstradimin për në Poloni të një 28-vjeçari të arrestuar pak ditë më parë në kryeqytet.

Dominik Orlowski kërkohej nga drejtësia polake për një tentativë vrasjeje.

Para gjyqtarit Gerd Hoxha, 28-vjecari kërkoi të mos ekstradohej, pasi në vendin e tij i rrezikohej jeta.

Orlowski kërkohej nga autoritetet e Polonisë prej marsit, kur ndaj tij ishte caktuar një masë “arrest në burg”.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë më 10 mars ka qëlluar disa herë me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, për t’i vrarë ata. Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë.about:blank

Po ashtu, i riu rezulton i dënuar nga Gjykata në Poloni me 7 vjet burg, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *