Gjykata lë në burg Sokol Mjacajn dhe 11 zyrtarët (VENDIMET)

Editor
3 Min Read

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat për 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, drejtori, shefi i regjimit të brendshëm dhe personat e tjerë të cilët ranë në pranga pas ngjarjes së ndodhur më 15 dhjetor ku i burgosuri Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin.

11 zyrtarët e policisë janë lënë në qeli, ndërsa për njërin prej efektivëve, Vilson Shimën, është vendosur masa “detyrim paraqitje” pasi ka një fëmijë të paralizuar.

Masa “arrest me burg” u vendos edhe ndaj vrasësit Sokol Mjacaj, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm.

Kujtojmë që më 15 dhjetor Sokol Mjacaj i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë nisi një sherr duke qëlluar me armë zjarri në ambientet e ajrosjes së burgut të Peqinit. Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë zjarri Arben Lleshin, ndërsa i plagosur mbeti Indrit Shaqja.

Pas të shtënave Mjacaj u neutralizua dhe kërkoi të vinte prokurori i cili në vijim e mori në pyetje. Burime për mediat bënë me dije më herët se arma e krimit është futur në ambientet e brendshme me anë të një droni, mirëpo ky fakt nuk është konfirmuar deri më tani nga autoritetet. Kjo ngjall dyshime të forta se ngjarja ka qenë e mirëorganizuar nga persona të tretë jashtë burgut.about:blank

Ndërkohë, në dëshminë e dhënë ditën e sotme drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, Sokol Mjacaj, i ka treguar se armën e kishte futur në qeli para një muaji dhe e kishte fshehur në kutinë e qumështit.

“Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit”, ka thënë Hoxha, teksa më tej tha se gjatë bisedës që kishte bërë me Mjacajn ky i fundit i kishte thënë se ekzekutimin e Hoxhës e bëri pasi mori vesh vesh lajmin se do të hynte në 31-Bis.

Masa “arrest me burg”

Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër

Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç

Shefi i policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç

Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç

Specialisti në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç

Policë shërbimi: Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire

Policë të burgut: Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali

Masa “detyrim paraqitje”

Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *