Gjykata liron aktorin Rezart Veleshnja: Ndalimi ishte i paligjshëm!

Editor
2 Min Read

Aktori i humorit Rezart Veleshnja është liruar sot nga gjykata e Durrësit pasi më herët dje, ishte ndaluar për akuzën e mashtrimit.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, gjykata e ndryshoi atë në detyrim paraqitjeje.

Veleshnja akuzohet për përvetësimin e një automjeti që i përkiste një të njohuri të tij, mjet të cilin sugjerohet se e kishte shitur për një shumë prej 200,000 lekësh.

Avokati mbrojtës i aktorit kundërshtoi veprimet e policisë duke deklaruar se çështja është e karakterit civil dhe se nuk ka asnjë kontratë shitblerjeje për automjetin.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, që u zhvillua pasditen e sotme në Durrës, Veleshnja u shpreh se ngjarja ishte një “lapsus”.

Ai ka dhënë versionin e tij për incidentin që tha se ishte një dhënie ultimatumi nga ana e shokut të tij për t’i kthyer automjetin që i kishte marrë. Ai shtoi se denoncimi ishte një punë nervash për t’i cenuar imazhin.

Veleshnja reagoi përmes një videoje në rrjetet sociale, ku tregon versionin e tij për ngjarjen.

“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, shprehet aktori.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *