​Gjykimi i Diddy, Cassie Ventura sjell dëshmitë tronditëse

Jil
Jil
3 Min Read

Në dëshminë e saj, Ventura shpërtheu në lot teksa tregoi se në shkurt të vitit 2023 kishte kërkuar ndihmë në rehabilitim dhe terapi për traumën, pas rikujtimesh që kishte përjetuar gjatë xhirimeve të një video-klipi.

Ajo rrëfeu se kishte menduar edhe vetëvrasjen. Ventura tregoi se dhuna kishte nisur pas një feste në një klub në Los Anxhelos, ku ishte rrahur nga Diddy, raporton CNN.

Më pas, ajo përshkroi raste të tjera ku ishte ndjekur nga sigurimi i tij kur kishte tentuar të arratisej, dhe një ngjarje në vitin 2018 ku ajo tha se ishte përdhunuar nga Diddy në dhomën e saj të ndenjës.

Ventura deklaroi se ishte ndjerë e bllokuar për shkak të kërcënimeve dhe qasjes së tij ndaj armëve.

Sipas saj, kërcënimet kishin vazhduar edhe pas ndarjes së tyre. Ventura dëshmoi se kishte qenë dëshmitare edhe e dhunës së Diddy ndaj personave të tjerë, përfshirë punonjës të tij.

Ajo përmendi një rast ku ai goditi dikë me grusht në kokë dhe një tjetër ku mbajti një shoqe të saj mbi parvazin e ballkonit në apartamentin e saj në Los Anxhelos, raporton KosovaPress.

Një incident tjetër çoi në prishjen e një miqësie 17-vjeçare me shoqen e saj më të afërt në vitin 2018. Sipas Ventura, në vitin 2011, Diddy e kishte kërcënuar me një hapës vere pasi kishte mësuar se ajo ishte në një lidhje me këngëtarin Kid Cudi.

Ai i kishte thënë se vetura e Kid Cudi do të shpërthente — gjë që ndodhi më pas. Ventura tha se dhunën ndaj saj e kishin parë rojet personale dhe shoferi i Diddy, dhe më vonë edhe disa asistente, përfshirë një të quajtur “Mia”.

Ajo tha se disa prej tyre kishin dhënë dorëheqje pasi kishin parë nga afër dhunën që ajo përjetonte. Ventura konfirmoi se kishte pranuar një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh pas padisë civile që kishte ngritur në nëntor të vitit 2023.

Ky rrëfim vjen si pjesë e një procesi të vazhdueshëm ligjor që ka vënë në qendër të vëmendjes trajtimin e grave në industrinë muzikore dhe abuzimet e mundshme nga figura me ndikim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania