Gjyqi për Ahmetajn më 18 Janar, SPAK bën lëvizjen e radhës,

Editor
2 Min Read

Në datën 18 Janar, gjyqtari i posaçëm Erjon Çela do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në privatizimin e ish-fabrikës së bukës.about:blank

Kjo do të jetë përballja e parë e Ahmetaj me Prokurorinë e Posaçme në Gjykatë, për cilësinë e hetimeve dhe akuzat, të cilat i ka mohuar në disa postime në rrjetin e tij social Facebook.

Gjykata ka ftuar të dyja palët që në orën 09:00 të kësaj date të paraqiten për të përballur qëndrimet e tyre në lidhje dyshimet e ngritura nga prokuroria.

Kjo e fundit thotë se Ahmetaj ka shitur si pronë shtetërore fabrikën e bukës, ndërkohë që shkallët e gjyqësorit i kishin njohur të drejtën e pronësisë një familje.

Me anë të reagimeve ne rrjetet sociale, nga arratia, ish-zëvendëskryeministri, i cili pritet që në seancë të përfaqësohet nga avokatët e tij, pretendon se në këtë rast ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk asnjë dëm të shkaktuar si pasojë e veprimeve të tij si ministër.

Kjo është dosja e parë ndaj ish-ministrit që shkon për gjykim me akuzë të ngritur, teksa ai vijon të jetë nën hetim në një tjetër dosje ajo e inceneratorit me dyshimet se është përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *