Gjyshja e gjeti të vdekur në kasolle/ Detaje nga ngjarja

Jil
Jil
2 Min Read

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëdnë e ndodhur sot në Pogradec, ku një 12-vjeçare u gjet e pajetë pranë një kasolle në afërsi të banesës së saj.

Mësohet se e mitura është gjetur e vdekur nga gjyshja e saj, ndërsa nuk dihen rrethanat mbi ngjarjen.

Mësohet se viktima ka qenë vetëm në banesë dhe në shtëpinë e saj nuk ka pasur asnjë familjar, dhe më pas është gjetur nga gjyshja. Bëhet me dije se, pasi gjyshja e ka gjetur të pajetë mbesën e saj, ka lajmëruar fqinjët dhe policinë. Sipas informacioneve vajza jetonte me te atin, pasi prindërit i kishte të divorcuar.

Vajza nuk ka shfaqur probleme më parë dhe ende është duke u punuar për të zbardhur të plotë ngjarjen nga një grup hetimor. Dyshimet e policisë janë se e mitura është vetëvarur ndërsa në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune.

Në njoftimin e saj policia saktëson se ‘rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *