Goditi deputetin e PS, Kuvendi merr masën drastike

Jil
Jil
1 Min Read

Deputeti demokrat, Bledion Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të hëne.

Ai u përjashtua pasi u përplas fizikisht dhe goditi në Kuvend, deputetin socialist, Vullnet Sinaj.

“Bledionj Nallbati, deputeti i PD është përjashtuar menjëherë nga seanca plenare, pas përplasjes fizike me deputetin socialist, Vullnet Sinaj. Seanca plenare ka rifilluar, pavarësisht se Nallbati nuk është larguar nga seanca dhe foltorja vijon të jetë e bllokuar. Deputetët socialistë janë duke folur nga vendi.

Për fatin që po flet një zonjë tani, ka një përmbajtje më të lartë nga ana e opozitarëve. Ata po i rrinë mbi kokë, Flamur Noka po godet me dorë tavolinën e saj. Është e njëjta situatë si fillim, por nuk ka tashmë përplasje fizike, por zhurmnajë nga opozitarët”.

Seanca plenare e kësaj të hëne në orën 17:00 nisi menjëherë me tensione, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita.

Sali Berisha, i rikthyer në Kuvend me 22 deputetë, bllokuan Foltoren e Kuvendit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *