Një 21-vjeçar nga Divjaka është arrestuar nga Policia pasi ka goditur me grushta dy fëmijë të mitur të moshës 10 dhe 11 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Q., 21 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka goditur me grushta dy fëmijë të mitur 10 vjeç dhe 11 vjeç“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.