Grabitën mësuesin në Greqi, arrestohet daja dhe nipi adoleshent

Editor
1 Min Read

Një burrë 54-vjeçar ka rënë pre e një grabitjeje, mesditën e së hënës, në zonën e Kordelio-s në Selanik, nga tre të mitur të cilët e kanë sulmuar dhe i kanë marrë unazën e martesës që mbante dhe një zinxhir me kryq.about:blank

Sipas burimeve, gjithçka ka ndodhur herët pasdite në afërsi të rrugës ’25 Marsi’, kur tre të mitur, dy romë 16 dhe 15 vjeç dhe një 17 vjeçar me origjinë shqiptare, kanë pikasur mësuesin 54-vjeçar dhe e kanë sulmuar në mes të rrugës.

Pasi e kanë kërcënuar dhe rrahur, më pas i kanë rrëmbyer stolitë dhe janë larguar, ndërsa 54-vjeçari ka lajmëruar policinë. Brenda një kohe të shkurtër kanë vënë në pranga tre autorët e mitur si dhe një 36-vjeçar me origjinë shqiptare i cili dyshohet si daja i 17-vjeçarit. Njërit iu gjet unaza e martesës, ndërsa 36-vjeçarit kryqi që i ishte marrë viktimës. Ata akuzohen për veprat penale të grabitjes në bashkëpunim.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *