JiL.al - Jeto i Lumtur

Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Grabitet pika e këmbimit valutor në zonën e Institutit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes.

Siç njofton policia, autorët kanë arritur të marrin një shumë prej 30 000 lekësh të rinj.

Sipas informacioneve, në grabitje kanë marrë pjesë tre persona të maskuar. Grabitësit kanë çarë dhe shembur një pjesë të murit të brendshëm të ndërtesës për të hyrë brenda Exchange-s.

Janë hapur kamerat e sigurisë por nuk janë mundur të identifikohen autorët për shkak se kanë qenë të maskuar. Ata kanë përdorur një automjet tip BMW për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 01.02.2024, gjatë natës, në Insitut Bujqësor, në rrugën “Kastriotët”, shtetas ende të paidentifkuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 30 000 lekë të rinj, dhe janë larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. “, njofton policia.

Scroll to Top