Një shtetas grek ka rënë aksidentalisht në gropën e ashensorit të një pallati në Vlorë.
Për pasojë 22-vjeçari me inicialet H.S., banues në Greqi është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e Vlorës. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”.
“Në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati shtetasi grek H. S., rreth 22 vjeç, banues në Athinë Greqi, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.