Greqia goditet nga 19 tërmete të njëpasnjëshme

Jil
Jil
1 Min Read

Ka ngjallur frikë dhe panik në radhët e banorëve rreth zonës së Gjirit të Korinthit vala e dhjetëra lëkundjeve sizmike të njëpasnjëshme që janë regjistruar, në orët e para të kësaj të hëne.about:blank


Mediat greke raportojnë se gjatë orëve të fundit ka pasur tërmete të vazhdueshme me intensitet relativisht të ulët, ku më i madhi ka arritur në 3.8 të shkallës Rihter.

Sipas analizave të Institutit Gjeodinamik për tërmetet, lëkundjet më të mëdha kanë ndodhur në mëngjes herët dhe e kishin epiqendrën 13 km në veri-verilindje të Xylokastros, me thellësinë fokale të llogaritur në 13,4 km.


Megjithatë, lëkundjet më të dobëta të tërmeteve ndodhën si para, ashtu edhe pas magnitudës 3.8 ballë.

Vlerësohet se në zonë janë regjistruar më shumë se 19 pasgoditje, të cilat pavarësisht fuqisë së ulët kanë trembur banorët e rajonit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *