Gripi “mbërthen” Durrësin, fluks i lartë pacientësh në urgjencë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Spitali Rajonal i Durrësit është përballur me një fluks të madh të pacientëve çdo ditë gjatë muajit janar për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga virozat.

Mbi 570 vizita në ditë janë kryer nga mjekët, në urgjencën pediatrike dhe të të rriturve, ndërsa ata qytetarë që kanë shfaqur probleme më serioze me shëndetin janë shtruar në repart për të marrë shërbim të specializuar. Kushtet në spital janë të mira, si nga infrastruktura, ashtu edhe për sa i përket shërbimeve.

Qytetarët durrsakë në masë të madhe shprehen se kushtet dhe shërbimi nga ana e stafit mjekësor kanë qenë të mira, ndërsa nuk është shfaqur problemi i mungesës së medikamenteve. Megjithatë ka edhe qytetarë që thonë se nuk respektohet orari i vizitave të planifikuara, kryesisht në repartin e kardiologjisë, pasi ka fluks të lartë pacientësh.

Në urgjencën e spitalit të Durrësit, vizitat kryhen sipas kriterit, ku pacientëve të sëmurë me rëndë që paraqiten u jepet ndihma e parë, pa pritur në radhë, ndërsa ata me situata më pak të rënda qëndrojnë në pritje.

Shërbimet e analizave, lavanderisë, higjienës dhe ushqimit ofrohen nga kompani private, dhe pacientët që paraqiten në spitalin publik nuk ngrenë shqetësim.

Scroll to Top