Gruaja australiane vret të Dashurin duke e shtyrë në

Jil
Jil
3 Min Read

Bruce Saunders u vra

kur trupi i tij u fut në prerësen e drurit teksa krasiste pemët, ndërsa ish-e dashura e tij Sharon Graham, 62 vjeçe, tentoi ta kalonte vdekjen e tij si “një aksident i tmerrshëm”.

Një grua në Australi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurit të saj që e kishte futur në makinerinë e prerjes së drurit, teksa ai punonte me krasitjen e pemëve.

Sharon Graham tentoi të bënte të dukej vdekjen e Bruce Saunders si një aksident i tmerrshëm, por hetuesit zbuluan se vrasja kishte qenë një plan i vjetër i saj për të përfituar shtëpinë e tij dhe sigurimin e jetës.

Bruce vdiq pasi ishte shtyrë në makinerinë e fuqishme të përpunimit të drurit jashtë shtëpisë së tij në Queensland, Australi në nëntor, 2017. Dje pas dhënies së dënimit ndaj Graham familjarët e të ndjerit lëshuan brohorima gëzimi.

Në gjykatën e Brisbane u tha sesi Saunders ishte duke pastruar bimësinë bashkë me Gregory Roser e Peter Koenig – dy burra me të cilët Sharon Graham kishte lidhje romantike.

Por ai ishte goditur në kokë me një levë hekuri dhe më pas i shtyre brenda makinerisë prerëse. Duke tentuar ta bënin të dukej një aksident, vrasësit kishin lënë jashtë vetëm këmbët e Saunder. Ndërsa një ditë më vonë Graham diskutonte me bashkëpunëtorët e vrasjes sesi do të shpenzonte paratë që shpresonte të merrte nga komploti, dhe sesi e kishte tradhtuar atë kur ishin së bashku.

Graham raportohej se ishte përfshirë në trashëgiminë e të ndjerit, dhe gjithashtu shpresonte të përfitonte $830,000 dollarë australianë (560 000$) nga sigurimi shëndetit. I biri i viktimës Blake Saunders, tregoi se Graham kishte kërkuar të mbante një pjesë të hirit të tij duke u hequr se ishte e tronditur nga dhimbja.

Ai tha: “Kjo ishte e gjitha pjesë e planit tënd për të bërë të duket se po mbaje zi, por ti vetëm po fshihje fajësinë tënde”. Gjykatësi Martin Burns tha se Graham e konsideronte Bruce vetëm si një “pengesë e padëshiruar” si dhe një “burim të ardhurash”, teksa shtonte: “Nuk ka fjalë për të të përshkruar ty, megjithëse tentove të përshkruash pendesën tënde me elokuencë.

Nga observimet e mia, ke shfaqur një psikopati të rrënjosur thellë. Prandaj kurdo që autoritetet të mendojnë të të lirojnë, duhet të marrin në konsideratë këtë observim.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *