Ka folur për mediet greke bashkëshortja e 50-vjeçarit shqiptar që vrau me armë kunatin e tij, pas rrëfimit të vajzës adoleshente se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës.
E pyetur a beson se vëllai i saj ka bërë atë që ka zbuluar vajza, ajo është përgjigjur se nuk e beson, ndërsa pyetjes nëse do ta vizitojë bashkëshortin në paraburgim, përgjigja për ERT ka qenë negative.
Gjithashtu, motra e viktimës dhe gruaja e 50-vjeçarit, e cila ende nuk mund ta kuptojë se çfarë ka ndodhur, ka shprehur qëndrimin e saj për rastin. Siç tha ajo në Star nuk pranon ta vizitojë bashkëshortin në burg.
“Çfarëdo që është bërë atje është një ligj, ai nuk duhet t’i bënte këto gjëra. Kemi një vajzë së bashku që tani është 10 vjeç…”, tha njerka e 18-vjeçares për 50-vjeçarin që ka tre vajza nga një martesë e mëparshme.
“Nuk dija asgjë! Ai na mbylli shtëpinë… Këtë krim që e bëri im shoq nuk duhej ta bënte… Askush nuk ka të drejtë të vrasë askënd… Kam duruar gjithë këto vite, i rrita fëmijët e tij. Vajza e tij vinte në shtëpi dy herë në javë. Nuk besoj se vëllai im i ka bërë gjë asaj”, tha ai.
Së fundi, ajo argumentoi se autori nuk është person i mirë dhe se prej vitesh kishte duruar me të.
“Ai nuk është njeri i mirë. Ai gënjeu shumë, ishte ekspert në gënjeshtër. Unë që jetoja me të, e kuptova pas pak… Ai nxehej kollaj, nuk ishte as baba i mirë.”
Banorët e fshatit Argallasti flasin për një burrë “të qetë, punëtor dhe familjar”.
50-vjeçari cilësohet nga banorët si punëtor, i qetë, i sjellshëm dhe një baba i mirë.
Banorët i referohen “Yiannis” të transmetuar nga ERT dhe fatkeqësisë së tij për humbjen e gruas së parë. Ai mbeti i vetëm me tre vajzat e mitura dhe u kujdes për to dhe edukimin e tyre. Ai gjithashtu kujdesej për familjen e re që krijoi.
Si ndodhi vrasja në Volos
50-vjeçari i ngriti pritë vdekjes vëllait të gruas së dytë dhe e vrau. Autori ka telefonuar viktimën duke i thënë se ka pasur një defekt mekanik. Ai shkoi për ta ndihmuar dhe autori e qëlloi dhe e vrau. Më pas ai kontaktoi policinë dhe tregoi se çfarë kishte ndodhur.
“Ai nuk pranoi se e kishte vrarë. Ai pretendoi se arma u shkrep gjatë një përleshjeje. Ai është në gjendje të keqe psikologjike, pasi pas ngjarjes dhe kalimit të shumë orëve ka kuptuar se një person ka humbur jetën dhe se mund ta kishte menaxhuar ndryshe situatën”, tha avokati i 50-vjeçarit.
Ai theksoi gjithashtu se ka mesazhe dhe video që vërtetojnë aktet e shëmtuara të viktimës ndaj vajzës 18-vjeçare të autorit, mbi nëntë vjet dhe kur vajza ishte e mitur.
Celulari i 18-vjeçares, si dhe i viktimës, janë në dorën e policisë, me qëllim që dëshmia e vajzës të jetë e dokumentuar dhe të jetë provë që do të plotësojë dosjen e çështjes.