Grupi i gjakut B

Gratë me grup gjaku B karakterizohen nga fleksibiliteti i karakterit. Ato e tolerojnë shumë mirë vetminë, por në një grup të madh ndihen si peshku në ujë. Ndryshe nga dy grupet e para të gjakut, atyre nuk u pëlqen të jenë udhëheqëse apo vartëse. Por ato janë shumë të mira për të përfituar nga situata të ndryshme, duke ruajtur pavarësinë e tyre.

Ato shkojnë shumë mirë në shoqëri. Ato e duan flirtin, ndaj nuk duhet të habiteni nga fakti që ato kanë shumë miq të gjinisë së kundërt. Në dashuri ato presin butësi dhe kënaqësi, lumturi dhe besnikëri, si dhe vëmendjen e vazhdueshme të partnerit.

Në lidhjet e dashurisë ato duken paksa kërkuese dhe të paprekshme dhe për këtë e kanë më të vështirë të vendosin për martesë. Meqë ra fjala, kur martohen dhe bëhen nëna, janë shumë besnike dhe të përkushtuara.

Grupi i gjakut AB

Përfaqësueset e këtij grupi gjaku janë shumë të ndjeshme dhe të ekuilibruara. Ato janë me takt, të sjellshme dhe të ndershme. Këto gra e kanë shumë të vështirë të marrin ndonjë vendim: ato fjalë për fjalë janë të copëtuara nga dyshimet dhe konfliktet e brendshme.

Gra të tilla shpesh janë të dashura. Ato janë shumë të sinqerta në marrëdhëniet e dashurisë.

Ato i adhurojnë edhe meshkujt me shpirt aventureske, megjithatë dashurinë e shijojnë vetëm për aq kohë sa partnerët i lejojnë të mbeten mistikë. Si nëna janë shumë të buta me fëmijët e tyre, janë të buta dhe nuk janë kërkuese. Ato gjejnë me sukses një masë se sa mund të jenë miq me fëmijët e tyre. /KP