JiL.al - Jeto i Lumtur

Gurorja prish rrugën e re, banorët e Bllacës bëjnë thirrje

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dhjetë ditë më parë u asfaltua rruga e fshatit Bllacë në njësinë https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative Shupenzë në Bulqizë. Por banorët e këtij fshati kanë vënë re se rruga ka nisur të prishet, për shkak të një guroreje që operon në zonë.about:blank

Banorët e Bllacës janë mbledhur këtë të shtunë në një protestë duke kundërshtuar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë të firmës që po shfrytëzon gurin në zonën e tyre. Banorët shprehen se nuk janë kundër firmës që të mos marrë gurët për mermer, por të gjejë një alternativë tjetër për të transportuar materialin pasi mjetet kanë prishur rrugën, sepse tonazhi i tyre shkon deri në 60 ton.

Kryetari i fshatit Bllacë, Hekuran Skarra thotë se i është kërkuar firmës që të mos transportojnë mbi tonazh në këtë rrugë ose të ndërtojë një rrugë tjetër, pasi fshati ka pritur 33 vite për asfalt, që tashmë po dëmtohet nga mjetet e tonazhit të rëndë të firmës.

Banorët kërkojnë që institucionet shtetërore të ndërhyjnë menjëherë në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që çështja të mos përfundojë si ajo e Borizanës në Fushë krujë pak ditë më parë.

Scroll to Top