Gustavo: E kemi më të vështirë të fitojmë me Ronaldon

Jil
Jil
1 Min Read

Cristiano Ronaldo dhe l’Al-Nasr, një histori e lindur në fundin e vitit 2022 në shenjën e milionëve dhe të shpresës për një të ardhme të ndritur për futbollin arab.

Dhe ndoshta efektet e para të pranisë së portugezit në kampionatin e Arabisë Saudite kanë filluar të duken që tani.

Të paktën duke u bazuar te deklaratat e bëra nga Luis Gustavo.

Në një intervistë të dhënë për Goal.com, mesfushori i Al Nassr ka folur për ndryshimin e mentalitetit nga ana e ekipeve kundërshtare pas transferimit të Cristiano Ronaldo-s te skuadra e tyre.

Mesfushori brazilian ka nënvizuar se të gjithë klubet që përballen me Al Nassr, tani, e bëjnë me një dëshirë dhe vendosmëri më të madhe për të fituar.

Një faktor ky që mund të rezultojë thelbësor për rritjen e futbollit arab.

Ja një pjesë e deklaratave të bëra nga Luiz Gustavo: “Të gjitha ndeshjet pas ardhjes së Ronaldo-s në klub janë bërë më të vështira, sepse kundërshtarët japin 200% kundër tij

. Legjendari Ronaldo është krijuar për t’i bërë ballë presionit”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *