JiL.al - Jeto i Lumtur

Guxoi të denonconte “regjimin vrasës” të Putinit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Herën e fundit që Vladimir Kara-Murza u shfaq në publik ishte me uniformën e burgut në një ekran televizori nga gjykata, teksa vlerësonte rusët që si ai, kundërshtonin luftën në Ukrainë.about:blank

Ai po vuan një dënim prej 25 vitesh burg për kritikat ndaj Kremlinit. Por gruaja e disidentit thotë për CNN se bashkëshorti ishte zhvendosur në mënyrë të papritur në një prej kolonive penale më të ashpra në Rusi.

Evgenia Kara-MurzaArsyeja e transferimit në Siberi, lidhet me faktin se ai është shpallur vazhdimisht si shkelës i rregullave teksa vuante dënimin.

Për shembull sipas tyre, shkelje është se nuk e ka vendosur jastëkun në anën e duhur të krevatit apo nuk e ka mbërthyer mirë këmishën

Besoj se qëllimi është të izolohen ata të burgosur që refuzojnë të rrinë të heshtur pas hekurave. Për vite me radhë Vladmir Kara-Murza ka qenë një prej kritikëve më të flaktë dhe të guximshëm te Kremlinit. 

Aktivizmi i tij u intensifikua në 2015 pasi u shërua nga ai qe e cilësoi helmim i qëllimshëm. Zëri i fortë kundër Putinit nuk heshti në asnjë rast, veçanërisht pas luftës në Ukrainë.

Vladimir Kara-Murza Ky regjim që ka pushtetin, është jo vetëm i korruptuar, jo vetëm autoritar. Ai është një regjim vrasësish. Kara-Murza është një prej disa personaliteteve kyçe të opozitës, përfshirë atë më të njohurin, Aleksi Navalni, të cilët janë mbyllur në izolim ndërsa presidenti Putin shtrëngon kontrollin ndaj pushtetit.about:blank

Bashkëshortja Evgjenia, thotë se 2 vite prej arrestimit të tij, ka zhvillua vetëm 7 telefonata të shkurtra me të shoqin.

“Telefonata e fundit erdhi pak para vitit të ri. E paranë më shumë se gjysmë viti. Duhej t’ia rrëmbeja telefonin një prej fëmijëve pas 5 minutash për t’ia dhënë të tjerëve pasi doja që të tre ata të flisnin me babain.about:blank

”Është e dhimbshme për familjen e tij dhe për Rusinë, thonë kritiket, kjo frikë në rritje e Kremlinit nga çdo sfidë politike.

Scroll to Top