JiL.al - Jeto i Lumtur

Habit gazetari Artan Hoxha: Ervis Martinaj kishte frikë nga Erzen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari investigativ Artan Hoxha ndërsa ka dhënë detaje të reja nga dosja “Metamorfoza 2”, e cila pas përgjimeve të dala pas zbërthimit të SKY ECC çuan pas hekura ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës Erzen Breçanin, shefin e komisariatit numër 6 Dedan Gjonin, Besmir Muratin dhe Bujar Gërmizin, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona, mes tyre Eralbi Breçani dhe Ervin mata.about:blank

Ndërsa ka folur për rolin e Erzen Breçanit në përgjime, Hoxha tha në emisionin “Të Pakespozuarit” se ai ka qenë një personazh mjaft i rëndësishëm në Tiranë, për shkak të të shkuarës së tij në forcat speciale.

Sipas Hoxhës në kohën kur të gjithë kishin frikë nga ERvis MArtinaj dhe terrorizoheshin prej tij, ky i fundit kishte frikë nga Erzen Breçani.

Ai tha se Martinaj nuk u hakmor ndaj Ervin Matës, pasi ky i fundit kishte lidhje krushqie me Erzen Breçanin

“Ka qenë një kohë kur lokalet në Bllok tmerroheshin kur hynte Vis Martinaj. Por vetëm në lkalet që ruheshin nga breçani nuk hynte Martinaj, se pse këtë nuk e di unë. Ju e mbani mend përplasjen e viti 2018-të në Bllok. Vis Martinaj nuk ka marrë asnjë hap për të marrë hak ndaj Ervin Matës, pasi ai sapo ishtë bërë krushk i Erzen Breçanit. E gjithë kjo shistori tregon se Ervis martinaj me erzen breçanin i qendronte larg dhe ja kishte frikën, edhe pse MArtinaj kishte lidhje të ngushta me familjen Berisha”, tha Hoxha.

Scroll to Top