Habit Romeo, i bën dedikimin romantik Heidit gjatë koncertit

Editor
1 Min Read

Aktori Romeo Veshaj në orët e para të mëngjesit performoi në një ndër lokalet e Tiranës së bashku me mikun e tij, këngëtarin Elgit Doda. Romeo u shoqërua nga partnerja e tij Heidi Baçi, ndërsa një moment teksa po këndonte në skenë ai i ka drejtuar gishtin të dashurës së tij.

“Ma thoni si me qesh unë kur po më qan zemra. Veç ka dit ka dit mem vra, e kur më rrejti në sy më pa. E keni dit e asnjëri nuk ma tha”– ishin disa nga rreshtat e këngës që po performonte Romeo teksa i drejtoi gishtin Heidit.

Kjo e fundit ka postuar videon e aktorit i cili i bëri shenjën e kupidit të dashurisë.

Edhe pse pas daljes së çiftit nga “BBV” u përfol për ndarje, dyshja i kanë hedhur poshtë këto aludime duke ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga pushimet e tyre së bashku, ku dukeshin mjaft të lumtur.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *