Hajdutët tmerrojnë fshatin Zhulaj! Banorët thirrje policisë

Editor
1 Min Read

Në 48 orët e fundit janë vjedhur 12 banesa në fshatin Zhulaj, Njësia Administrative Krahës e Bashkisë Memaliaj. Një grup i mirëorganizuar hajdutësh kanë plaçkitur orendi, sende me vlere dhe makineritë bujqësore. Po kështu banorët thonë se u kanë marrë dhe produktet ushqimore, si vaji i ullirit, fasulet, grurin e deri tek mandarinat në pemë. Këtë e dëshmojnë dy banorë të fshatit.

Hajdutët kanë hapur me forcë dyert e shtëpive mes tyre edhe ato që janë të pabanuara për shkak të emigrimit. Është hera e parë që fshati bie pre e vjedhjeve masive, ndaj banorët shtojnë se ndihen të pasigurtë për jetën dhe u kanë bërë thirrje policisë të zbulojnë autorët.

‘Mund të kenë qenë edhe mbi 12 veta që na kanë vjedhur.’- tha një nga banorët.

Lidhur mbi këtë ngjarje, Drejtoria e Policisë Vendore Gjirokastër, e ka përcjellë me një njoftim të thatë pa dhënë shumë detaje të ngjarjes ku thotë se janë vjedhur dy banesa, ndërsa banorët pretendojnë se janë 12 të tilla.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *