Hamasi merr peng gra dhe fëmijë, familjarët e tyre apel për ndihmë

Jil
Jil
1 Min Read

Mbrëmjen e së dielës, familjarët e izraelitëve që u morën peng nga militantët e Hamasit, kanë bërë apel për ndihmë.

“Dy vajzat e mia të vogla, ato janë vetëm bebe. Ata nuk janë as pesë vjeç dhe tre vjeç,” tha Yoni Asher, i cili tregoi se kishte parë videon e personave të armatosur që merrnin peng gruan dhe dy vajzat e tij të vogla.


Ndërsa një tjetër, Uri David, tha për mediat se po fliste në telefon me dy vajzat e tij, Tair dhe Odaya, kur linja u shkëput.

“Dëgjova të shtënat, të bërtiturat në arabisht, u thashë të shtriheshin në tokë dhe të kapeshin për dore,” tha David, duke shtuar se tani nuk ka dijeni për fatin e tyre.about:blank

“Unë kërkoj që e gjithë bota të shohë se çfarë po kaloj. Ne duhet t’i sjellim fëmijët në shtëpi – dhe sa më shpejt që të jetë e mundur“, tha ai.

Rreth 100 izraelitë, ushtarakë dhe civilë, besohet se janë marrë në Gaza pas sulmit të befasishëm nga grupi militant Hamas mbi komunitetet në jug të Izraelit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *