Hapen dosjet e ish-Sigurimit, zbardhen raportet “Top Sekrete” të amerikanëve e britanikëve për Shqipërinë, dalin zbuluar të tjera pseudonime të spiunëve të regjimit komunist, nga “Muzikanti”, te “Kaseta”, “Çekiçi” dhe “Portokalli’

Jil
Jil
7 Min Read

Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shteti ka zbuluar të tjera pseudonime që përdorin agjentët e Shërbimit Sekret gjatë regjimit komunist. Gazeta “SOT’, ka siguruar disa prej dokumenteve të deklasifikuara javët e fundit nga AIDSSH, ku jepen detaje mbi pseudonimet që kishin agjentët dhe bashkëpunëtorët e regjimit. Janë deklasifikuar dokumente “Top Sekret” për zonën e Sarandës, por edhe raporte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe të Britanisë për Shqipërinë. Kjo lëvizje vjen pas miratimit të disa ndryshimeve ligjore që lidhen me procesin e deklasifikimit të dokumenteve në përmbushje të detyrave funksionale të Autoritetit  për Informimin mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Ajo që bie në sy nga dokumentet e deklasifikuara javët e fundit nga AIDSSH janë pseudonimet e spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ja disa nga dosjet me pseudonimet përkatëse:

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.10 (4228), me pseudonimin “Trëndafili”, me 20 (njëzet) fletë; dosja daton në vitin 1979-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.11 (4629), me pseudonimin “Tigri”, me 14 (katërmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.12 (4679), me pseudonimin “Mali Gjerë”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1982- 1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.13 (5455), me pseudonimin “Tomorri”, me 18 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale dhe pune nr.14 (5215), me pseudonimin “Kamenica”, me 25 (njëzet e pesë) fletë; dosja daton në vitet 1985- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.15 (4754), me pseudonimin “Gjahtari”, me 15 (pesëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitin 1982-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.16 (5197), me pseudonimin “Shigjeta”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.17 (5698), me pseudonimin “Muzikanti”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.18 (5951), me pseudonimin “Hekuri”, me 16 (gjashtëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1989- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.21 (5354), me pseudonimin “Mali”, me 20 (njëzet) fletë; dosja daton në vitet 1986-1987. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.22 (5872), me pseudonimin “Atleti”, me 17 (shtatëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitin 1988. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.23 (5015), me pseudonimin “Pinga”, me 16 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1983-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.24 (5115), me pseudonimin “Brinja”, me 16 (gjashtëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1984- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.25 (5275), me pseudonimin “Buresi”, me 18 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.26 (4172), me pseudonimin “Qiparisi”, me 18 (tetëmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1979-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.27 (6190), me pseudonimin “Mekaniku”, me 14 (katërmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitin 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.28 (4471), me pseudonimin “Blektori”, me 14 (katërmbëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981- 1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.29 (5187), me pseudonimin “Piktori”, me 10 (dhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1985-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Fondi Dega e Punëve të Brendshme Sarandë, Dosje personale nr.30 (4540), me pseudonimin “Vaksina’, me 13 (trembëdhjetë) fletë; dosja daton në vitet 1981-1990. Niveli i klasifikimit të dosjes është “Tepër Sekret”.

Raportet “Top Sekrete” nga SHBA e Britania

Në dokumentet që ka deklasifikuar së fundmi Autoriteti i Dosjeve evidentohen edhe raporte nga ndërkombëtarët.

Dosja “Raporte të misioneve amerikane, britanike e të UNRRA-s të korrik shtatorit 1945”, me 65 (gjashtëdhjetë e pesë) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.

Dosja  “Raporte informative mbi gjendjen në Shqipëri në tetor-dhjetor 1945”, me 44 (dyzet e katër) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.

Dosja “Raporte informative të misionit ushtarak aleat mbi gjendjen në Shqipëri”, me 93 (nëntëdhjetë e tre) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.

Dosja “Raport vjetor i misionit të UNRRA-s”, me 35 (tridhjetë e pesë) fletë, Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.

Dosja “Raport i kryetarit të misionit ushtarak britanik H. mbi turneun e tij në Shqipërinë e jugut në prill 1945”, me 6 (gjashtë) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.

Dosja “Raporte politiko-ushtarake të misionit mbi gjendjen në Shqipëri”, me 24 (njëzet e katër) fletë. Niveli i klasfikimit “Sekret”. Fondi Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, UNRRA, Viti 1945. Kutia 21.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *