Korçë- Çmendet burri në Korçë. Hedh gruan nga shkallët dhe nuk e dërgon në spital.
Diana Mulla 55-vjeçe u hodh nga shkallët nga bashkëshorti i saj Fatos Mulla.
Ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë në banesën e tyre.
Fatos Mulla, e ka shtyrë në shkallët e shtëpisë private gruan duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë. Mësohet se ai e ka mbajtur në banesë deri ditën e djeshme, e më pas e ka dërguar në spital, aty ku e dhunuara ka treguar për bluzat e bardha se bashkëshorti e ka shtyrë.
55 vjeçarja ka probleme shëndetësore pasi ka pësuar paralizë dhe vuan nga zemra, pra konsiderohet si person invalid.
Ajo tregon se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncoje për shkak të frikës. Denoncimi u bë sot prej saj te uniformat blu, ndërsa bashkëshorti Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij dhe për tu përballur me veprën penale që do të përcaktohet nga prokurori i gatshëm.
Shkak për shtyrjen është një motiv krejt banal për një gotë vaj. Përgjatë këtyre ditëve, bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë më familjarët e saj ndërsa bëhet me dije se vajza e vetme e çiftit jeton prej vitesh në Itali.
Ka nisur hetimi për rastin në fjalë.