Po lexoja dhe një shkrim me shumë vlera të opinionistit të dëgjuar Besi Bekteshi tek gazeta “Sot” me titull: ‘Euripidi transfiguruar dhe Hekuba politike në sallën më shumë bosh të “Migjenit”! Kuptimi i termit transfigurim është një ndryshim i plotë i formës ose pamjes në një gjendje më të bukur ose shpirtërore. ‘Euridipi grek’ i transfiguruar në ‘model shkodranë’ dhe Hekubat politike 32 vjeçare duhet të marrin fund në Shkodrën 2400 vjeçare. Shumë prej Hekubave politike në të gjitha fushat në Shkodër në 32 vite nuk kanë patur të bëjnë me PD-në, por janë transfiguruar duke e përdorur dhe tallur pastaj kur kanë arritur qëllimet e tyre të mbrapshta me simbolin e së djathtës PD! Hekubat politike kanë qenë të pranishme në ekonomi, privatizime, ligji 7501 dhe mbi të gjitha në kulturë. Në këta 32 vite pjesa më e mirë e këtyre ‘Hekubave’ kanë qenë artistët fjalë pak dhe të talentuar shkodranë që kanë prezantuar muzikë, teatër dhe pikturë të keqdrejtuar dhe keqtrajtuar nga ky model ‘hekubash’ i rrezikshëm. Në këtë kontekst nuk kam asgjë personale me drejtuesen e tetarit ‘Migjeni’, biles e kam uruar për punët e mira, pavarësisht se në 70 vjetorin e teatrit ‘Migjeni’ nuk përmendi emrin e vëllaut të vdekur në aksident në Gjermani Sokol Gjyrezi, ish-aktor shumë i talentuar i teatrit. Së pari po e ribotoj këtë shkrim të botuar në vitin 2019, për të kërkuar publikisht kryetarit të bashkisë së zgjedhur me ‘votë plebishitare’ që të mos e mbështesi këtë model të rrezikshëm për kulturën dhe artin në Shkodër. Këta modele pavarësisht se janë mbi ‘moshën e pensionit’ kanë gjetur mjetet dhe format për të marrë tituj të pamerituar në bashkëpunim me ish-presidentin super të korruptuar Ilir Metaj që e ulën shumë nivelin e vlerësimeve për artin, historinë dhe kulturën. Një dëm të madh i ka bërë artit dhe kulturës ish-kryetarja e rrezikshme e bashkisë Voltana Ademi dhe Bardhi që i promovuan dhe mbajtën gjallë këta modele shumë të dëmshme, duke mbështetur Sali Berishën dhe Ilir Metaj. Së dyti këta modele tentojnë të bëjnë ‘lojra’ përsëri mbas disa vitesh sundim në kulturë, duke keqpërdorur deklaratën e kryeministrit se në Bashkinë e Shkodrës duhet të punojnë të djathtët dhe të majtët, prandaj lëvizin gurët për të qenë prezent dhe i ndanë grupet para zgjedhjeve një palë me Bardhin dhe një grup tjetër me kryetarin fitues Beci!? Po sjelli disa përshtypje nga organizimi i aktivitetit në 2019. Me shumë qëllim në dokumentarin e transmetuar për këtë eveniment, u përmend Enver Hoxha i “cili mbeti” paska mbetur i habitur nga drama që pat ndjekë në Shkodër në ata vite e dha urdhër që të ndërtohet teatri!? Ose më skandaloze ishte pohimi i një ish-shkrimtari ose i një ish-aktori, kur pohuan i kishte bërë artistë Enver Hoxha! Deklarata të tilla ishin në kundërshtim me politikën e djathtë dhe përdhoste të gjithë ata artistë, klerikë dhe intelektual shkodranë që kishin vuajtur dhe ishin diskriminuar para viteve 90-të nga diktatori Enver Hoxha. Në këtë aktivitet u ul edhe niveli tregimatarisë së artistit profesionist, duke u kthyer në urbanitet dhe lojë fjalësh. Shumë aktorë treguan histori dhe përshtypje reale nga teatri, por u përmend edhe një ‘Leze’ që kishte pas një histori të trishtë në Zall të Kirit! Nuk na thonë kot në Tiranë, që he Shkodra ç’kemi , apo na tregoni një barcaletë. Edhe barcaleta janë pjesë e psikikës njerëzore, dhe tregojnë intelekt! Por Shkodra mbi të gjitha duhet të jetë e mendjes, ekonomisë, universitetit dhe artit! Atë natë kur nderohej 70-vjetori i teatrit Migjeni, ikën dritat, publiku bëri dritë me celularët, të komanduar nga një kritik dhe kundërshtarë i drejtoreshës Gjeka!? Opinionin e botuar në mediat lokale dhe kombëtare pak me ‘ironi’ e pata shkruar në shkodranisht, pavarësisht se shkruaj dhe mendoj me gjuhën standarde shqipe dhe drejtoresha e teatrit ka ‘manipuluar’ shumë me këtë fenomen!? ‘Hekubat politike’ 32 vjecare në Shkodër, post scriptum! Së pari nuk më kishte shkue ndërmend se në një datë e randësishme për një institucion sic asht “Teatri Migjeni”, të kthehej në protagonizmin e drejtueses të këtij institucioni një aktore e “mediokre” para viteve 90-të Rita Gjeka, biles edhe me tituj të pamerituem të marrun nga ish-presidenti i Republikës Nishani! Këta personazhe shfrytëzojnë në jetë momentin, për të realizue “egot” e tyne të mëdha dhe për arritë piksynimet diabolike në karrierë! Së dyti nuk më kishte shkue ndërmend që në dokumentarin e bamë nga R.T.V. Shqiptar me rastin e përvjetorit të 70-të të “Teatrit Migjeni”, do të përmendej ish-diktatori Enver Hoxha si mbështetës i artit dhe kulturës!? Por kështu funksionojnë shoqnitë e “pacilivizueme” si kjo e jona! Diktatorët si Enveri, Pol-Poti dhe Hitleri, nuk duhet ma pasë vend në fjalorin e një shoqnie demokratike! Në realitet aktorët dhe Teari “Migjeni” bajnë aktualisht përpjekje për të krijue art dhe vlera artistike, por artistët paguhen për këtë punë! Kontributi në vite i aktorëve dhe punonjësve të “Teatrit Migjeni” asht i madh! Artistët në 70 vite kanë luajtun shumë vepra të dramaturgjisë së huej dhe autorëve shqiptarë! Në periudhën e diktaturës ishte shumë e vështirë të luaje autorë të huaj, të cilët nuk i pranonte diktatura. Shkrimtarët dhe artistët duhet patjetër ti “këndonin” dhe shkruanin diktaturës! Diktatura ka mbështetun ata që i këndonin asaj, ndoshta biles edhe në “dam” të individëve të talentuem që ndoshta u burgosen dhe u penguen për të ba artin e tyne! Prandaj duhet të hapen dosjet për artistët në ish-diktaturë, së paku për të lehtësue dhimbjen e atyne që e kanë vuejt në burgje dhe internime! Artsitët e këtij institucioni kanë patun të njëjtën shtypje ideologjike dhe materiale si të gjithë shqiptarët. Diktatura ka mbështetun njerëzit e saj, prandaj ata gjetën momentin t’ia “shpërblejnë” mbas 30 viteve, duke e përmendun Enver Hoxhën! Në fillim ndonjanji prej tyne u përfshi edhe në lëvizjen demokratike! Filmi “Vdekja e kalit” , asht modeli ma i mirë ku prezantohet hipokrizia e individëve mbas viteve 90-të! Por të dëgjosh të deklarohet se teatrin e ka ba ish-diktatori Enver Hoxha dhe ka ndikue në karrierën e tyne, nga goja e ish-aktorëve dhe ish-regjizorëve, kupton se sa thellë asht futun në mendjet e këtyne njerëzve ky person që i ka shkaktue dhimbje të mëdha të gjithë shqiptarëve! Kur mendon se Bashkia e Shkodrës asht e “djathtë” dhe gjoja po ban “luftë politike” me qeverinë aktuale, përsëri të ban përshtypje hipokrizia që e ka mbulue shoqninë tonë! Në fakt aktiviteti nuk ishte organizue keq, por u kthye në moment të “artë” ku drejtuesja Gjeka e mbështetun nga Kryetarja e Bashkisë ma e dobët e këto 30 vite Voltana Ademi e shfrytëzoi për të ba C.V.-në e saj dhe Voltana fushatë elektorale për ta mbajtun karrigen edhe 4 vite?! Kush asht drejtuesja Rita Gjeka?! Kjo zonjë shprehet vetë që më ka cue në shkollë ish-sekretari i partisë Sul Bushati para viteve 90-të dhe ngre shpesh “në qiell vlerat e ish-komunizmit”, se gjoja paska ba edhe punë të mira! Por kjo zonja Gjeka tashti asht me P.D.-në, biles asht thirrë nga Italia në vitin 2005, për të shpëtue teatrin dhe kulturën në Shkodër! Siç e shkruajta në fillim para viteve 90-të kishte luajt në skenë vetëm një rol të randësishëm atë të ‘Bernarda Albës’ edhe atë pa nivel artistik! Duke qenë një “benjamine” e Jozefina Topallit e thirrën në Shkodër për të punue në vitin 2005. Secili ka të drejtë të emigrojë dhe të kthehet të punojë aty ku mund të kontribojë! Por kjo Zonjë, jo vetëm që nuk ka “shkëlqye” me artin e saj, të mbushun me “klithma dhe plagjiatura” e shfrytëzoi momentin dhe u ba drejtuese institucioni mbas vitit 2013. Ajo jo vetëm që drejton teatrin, por ka ndikue në të gjithë jetën kulturore të qytetin në këta 7 vjet! Në këtë përvjetor jo vetëm që u përmend ish-diktatori Hoxha, por u “akuzuen” edhe drejtuesit në vite të P.D.-së që e kanë lanë artin dhe teatrin pas dore për të mbivlerësue rolin e drejtueses Gjeka dhe kryetares aktuale Ademi! Në realitet, mbas viteve 90-të, si rezultat i zhvillimeve të pakontrollueme dhe ndryshimit të sistemit ekonomik, arti dhe teatri nuk kanë patun ndonjë mbështje të madhe në Shkodër dhe në Shqipni! Nga ky aktivitet këta zonja dolën si “shpëtimtare” të Shkodrës dhe artit në vite! Në fakt Zonja Ademi “ankohet” se Kryeminsitri Edi Rama nuk i jep fonde për Shkodrën dhe ajo ban shpenzime të mëdha për një aktivitet të Teatrit, kur Shkodra asht e papastrueme, e pa rregullueme, ka varfëni dhe gjendje të keqe ekonomike dhe nuk ka investime! Bashkia e Shkodrës nxjerr shumë pak të ardhuna, për të mbulue nevojat që ka qyteti i Shkodrës! Mbështetja e institucioneve nga Zonja Ademi asht disproporcionale! Gjatë këtyne 4 viteve janë pague miliona për Vllazninë dhe ekipi ra në kategorinë e dytë! Teatri dhe institucionet e kulturës, duhet të nxjerrin të ardhura për investime, megjiatë kanë edhe shpenzime që duhet të mbështeten nga drejtuesit lokal dhe qeveria! Në fakt, Teatri asht rikonstruktue nga qeveria Rama! Kështu funksionojnë gjanat dhe politika në Shqipni. Në këtë ditë të randësishme të teatrit nuk u përmend edhe kontributi i disa aktorëve dhe i stafit që kanë punue në këtë institucion! Me rastin e 70 vjetorit, duhet të urohen të gjithë ata që kanë kontribue në vite! Në realitet u dhanë shumë tituj dhe vlerësime nga presidenti aktual Ilir Meta, për disa artistë dhe regjizorë të talentuem të këtij institucioni! Një urim të vecantë në këtë 70 vjetor, duhet ba për të aktorët e rinj të talentuem të Shkodrës, për të mbajtun dhe cuae përpara atë që asht ba në këto 70 vite! Drejtuesit dhe politikanët zevëndësohen, shkojnë e vinë, por arti asht ma i randësishëm! Mendoj se në këtë 70 vjetor, drejtuesja e Teatrit dhe aktorët duhet të mbështetnin “Kauzën e Teatrit” të teatrit popullor, duke dërgue një mesazh për artistët në Tiranë! Ky mesazh jo vetëm që nuk u dha, por lëvizjen “Mbro teatrin”, asnjë aktor ose drejtues nga Shkodra nuk i ka mbështetë artistët në Tiranë! Dhe kur mendon se Shkodra dhe Bashkia janë të djathtë ose thjeshtë mbrojnë kauza për kolegët e tyne!? Në këtë kontekst këta drejtues “cirreshin” me të drejtë, kundër armëve kimike në Shqipni, por e shfrytëzuan për karrierën e tyne. Keta drejtues sot nuk mbështesin liderin opozitar Zotin Lulzim Basha, se kanë pasë “benjaminë dhe benjamine” të tjerë dhe punojnë kundër opozitës dhe Shkodra asht “Bashki e djathtë”! Po më kujtohet edhe thënia “Vita Brevis-Ars longa”, dmth, jeta asht e shkurtën por arti asht i pafund! Kam besim se kryetari i zgjedhur Beci dhe kryeministri do të dinë të lexojnë lojën që kanë bërë Hekubat politike në Shkodër locen në infrastrukturë që është materiale por dëmin më të madh e kanë bërë në kulturë, ose tek pjesa shpirtërore e Shkodrës. Në këta 32 vite kanë bërë dhe organizuar aktivitete kulturore, por për të ardhmen e Shkodrës duhet një model krjet tjetër pa lojëra dhe ‘Hekuba’! Ka shumë të rin të talentuar të majtë dhe të djathtë që duhen ë dëgjohen dhe mbështeten për Shkodrën në BE.
“Hekubat politike” 32 vjeçare e kthyen 70 vjetorin e “Teatrit Migjeni”, në ditë kujtese për Enver Hoxhën dhe “Lezen”!
- KDadmin
- Publikuar 28/05/2023
- 15:31
Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
- Tags: Hekubat politike”, Lajme, Politikë