Helmohen 12 turistë në Shëngjin, zbulohet shkaku, mjeku

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka folur ditën e sotme për mediat mjeku i Spitalit të Lezhës. Bëhet me dije se mjeku ka deklaruar se 12 pushuesit, të cilët fillimisht u deklaruan vetëm për 9 pushues, nga Kosova që u helmuan ditën e djeshme në Shëngjin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mjeku sqaron gjithashtu se atyre iu është dhënë ndihma mjekësore dhe pas trajtimit, janë larguar nga spitali.

“Ditën e djeshme janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Lezhës, rreth 12 persona që vinin nga një hotel të cilët si ankesa kishin marrje mendsh, dobësi të theksuara trupore, dhimbje koke, por pa të vjella. Me parametra të mirë përveç një tensioni të ulët, kur janë paraqitur në urgjencë janë marrë analizat dhe i është dhënë ndihma mjekësore.

Pasi i është dhënë ndihma, të gjithë janë përmirësuar dhe në përgjithësi analizat kanë dalë mirë. Aktualisht nuk ka të shtruar në spital, pasi kanë marrë ndihmën janë larguar nga urgjenca.”-shpjegon mjeku.

Sipas AKU në Lezhë, nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një problem me preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë por ndërkohe mund të ketë ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike (ka munguar energjia  prej orës 4-6:30 të mëngjesit) dhe temperaturat e larta.

Scroll to Top