Heqja e vizave për Kosovën, reagon Berisha: Goditje e rëndë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kryeministri Sali Berisha, tashmë nën arrest shtëpie me urdhër Gjykate, ka përshëndetur Kosovën për liberalizmin e vizave, një arritje sipas tij e merituar, por e vonuar.about:blank

Berisha shkruan se Kosova i kishte plotësuar kriteret prej vitesh, teksa e cilëson heqjen e vizave një goditje për Ramën.

“Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historik.

Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshpërimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.

Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE.

Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova”, shkruan Berisha.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top