Hetimet e SPAK në kuadër të reformës në drejtësi, vjen

Jil
Jil
1 Min Read

I dërguari i SHBA në Shqipëri, David Wisner dhe kolegët mbështetës së Ambasadës Amerikane kanë zhvilluar sot një takim me kryeprokurorin Altin Dumanin dhe kanë vlerësuar punën e këtij të fundit në Prokurorinë e Posaçme. Ambasada Amerikane ka përgëzuar punën e SPAK në reformën e drejtësisë.about:blank

“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *