JiL.al - Jeto i Lumtur

Histori që duhet ta lexojnë të gjithë: “Pleqëria të bën më të zgjuar, më të lirë”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Disa ditë më parë, një vajzë e re më pyeti: “Si ndihesh kur je e moshuar?”.
Më habiti pyetja e saj, duke qenë se nuk e kam konsideruar asnjëherë veten si të moshuar. Kur vajza vuri re reagimin tim, menjëherë kërkoi falje, por i thashë se reagova ashtu për shkak se pyetja m’u duk interesante. Më pas nisa të reflektoja, mendova se të plakesh është një dhuratë.

Ndonjëherë më habit personi që shoh në pasqyrë. Nuk do të ndryshoja asgjë tek vetja ime, për të pasur ndonjë rrudhë më pak. Nuk e fajësoj veten pse nuk më pëlqen të rregulloj krevatin, apo të ha disa ushqime të caktuara. Mendoj se është e drejta ime të jem e çorganizuar, ekstravagante, apo të kaloj kohën e lirëduke u kujdesur për lulet e shtëpisë. Kam parë plot nga miqtë e mi më të mirë të largohen nga kjo botë, përpara se të shijonin lirinë e vërtetë që të dhuron pleqëria.

Është e vërtetë që me kalimin e viteve edhe unë e kam vuajtur humbjen e personave të dashur, ama ështëdhimbja ajo që na jep më tepër forcë dhe na rrit shpirtërisht. Një zemër që nuk është thyer, është sterile dhe nuk ka për ta kuptuar asnjëherë lumturinë e të qenurit jo perfekt. Unë jam krenare që kam jetuar mjaftueshëm, sa për t’u thinjur dhe për ta ruajtur buzëqeshjen e rinisë sime, njësoj si në kohërat kur nuk kisha rrudha në fytyrë.

Tani, për t’i dhënë përgjigje pyetjes së mësipërime, dua të them se më pëlqen të jem e moshuar, sepse pleqëria të bën më të zgjuar, më të lirë. E di që nuk do të jetoj përgjithmonë, por ndërkohë që jam ende nëjetë, dua ta jetoj jetën sipas ligjeve të mia, siç m’i përcakton zemra ime. Nuk dua të ankohem për diçka qënuk ka ndodhur, apo të shqetësohem për diçka që do të ndodhë. Në kohën që më ka mbetur, dua thjesht tëdashurohem pas jetës siç e kam bërë deri më tani, dhe pjesën tjetër t’ia lë Zotit në dorë”. – Anonim  …/jetoilumtu.al/

Scroll to Top