Historia e rrallë! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë,

Jil
Jil
6 Min Read

 dinin të vdekur, por mrekullia u ka zbritur mbi tokë. një histori e pabesueshme vjen për një familje nga Kosova.

Lufta në Kosovë e gjeti Abedin Avdiun 13 vjeç. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur.

Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vite pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij. Falë emisionit “Pa Gjurmë’’, familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël të cilin ata e dinin të vrarë jetonte shëndosh e mirë.

Në një lidhje direkte nga Italia, Abedin Avdiu u surprizua nga moderatorja e programit Odeta Dume, e cila transmetoi videon e babait të tij, Ramadan Avdiut. 38-vjeçari i mbytur në lot nuk mund ta besonte se më në fund kishte gjetur familjen.

Ramadan Avdiu: Abedin, djali im Allah shyqyr. Nëpër telefona e kemi parë …(qan). Unë natë e ditë ta përmendja emrin tënd o Abedin. Babain tënd as natën e as ditën nuk e ka zënë gjumi, lusja Zotin të të gjeja. Kemi menduar se ke vdekur, ti shyqyr je gjallë djali im. Sa më shpejt djali im të vish tek babi.

Abedin Avdiu: Po, ky është babai im!…(përlotet)

Por surprizat për Abedinin nuk do të ndalnin këtu, pasi motra, Aishe dhe vëllai i tij, Sabri kishin udhëtuar nga Mitrovica për të qenë pjesë e studios. Ata folën për herë të parë me njëri-tjetrin pas më shumë se dy dekadave, ndërsa të mbërthyer nga emocionet fjalët ishin të pakta.

Sabri Avdiu: Vëlla, si je?

Abedin Avdiu: Mirë, si je ti vëlla?

Sabri Avdiu: Mezi pres të të takoj, jam i shokuar.

Abedin Avdiu: Nuk e besoja kurrë se do t’ju gjeja.

Aishe Avdiu: Vëlla të gjithë kemi qarë, babai po të pret. Jemi gëzuar shumë. Vëllai jonë kemi qejf sa më shpejt të vish.

I rrëmbyer në moshën 13-vjeçare, Abedin Avdiu bashkë me 20 fëmijë të tjerë u dërguan në Itali nga rrëmbyesit, të cilët i detyronin të vidhnin. Fati donte që vogëlushi t’i shpëtonte rrrëmbyesve e të denonconte në polici autorët. Për vite të tëra u rrit në një jetimore në Itali. Vite më vonë vendosi të kërkojë familjen biologjike. Bashkimi i shumëpritur mes familjes Avdiu dhe djalit të tyre Abedinit pas 24 vitesh ka emocionuar jo vetëm protagonistët e kësaj ngjarje, por të gjithëve ne. Kjo histori është një histori shprese dhe frymëzimi për këdo.Report tv

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *