JiL.al - Jeto i Lumtur

Horoskopi 4 Janar 2023

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi – Do të jetë një ditë e qetë kjo e sotmja. Duhet të mundoheni që të përshtateni me një periudhë ndryshimesh dhe zgjidhjesh. Do t’ju duhet të vini rregull brenda jetës suaj, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Vetëm këshillat e specialisteve do t’ju ndihmojnë për të zgjidhur paqartësitë financiare.

Demi – Lidhja juaj do të jetë e fortë dhe harmonike. Nuk pritet as problemi më i vogël kështu që shfrytëzojeni ditën sa të mundni. Financat do të jenë edhe sot delikate. Bëni shumë kujdes nëse nuk doni të keni probleme.

Binjakët – Përfitoni nga bujaria që ju falin yjet sot. Duhet të mundoheni që të rrini larg nga aktivitetet apo vendimet që kërkojnë shumë përkushtim gjatë kësaj dite. Parashikohet që të përballeni me një sërë ndryshimesh, ndaj duhet t’ju kushtoni më shumë rëndësi të ardhurave tuaja gjatë kësaj dite.

Gaforrja – Dita e sotme do të jetë e bukur dhe e mbushur me emocione. Kaloni sa më shumë kohë me partnerin/en dhe planifikoni të ardhmen. Mundohuni të bëni pak kursim në planin financiar.

Luani – Ambienti për çiftet do të jetë më pak euforik gjatë kësaj dite. Do të kërkoni të dominoni mbi partnerin/en dhe kjo do të sjellë disa mosmarrëveshje me të. Po u treguat kapriçozë në planin financiar do të keni probleme të mëdha gjate kësaj dite. Tregohuni më të kujdesshëm.

Virgjëresha  Do të përfshiheni nga një periudhë tejet me fat, e cila do të përfshijë të gjithë sektorët e jetës suaj. Mjaft e favorizuar do të jetë kjo ditë si sa i takon sferës profesionale ashtu edhe nga pikëpamja sentimentale, sidomos për çiftet që kanë kohë bashkë.

Peshorja – Venusi dhe Marsi do të jenë planetët qe do të ndikojnë më së shumti sot në jetën tuaj në çift. Do të krijojnë një klimë të ngrohtë, ku do të mbizotërojë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Në planin financiar do të jetë Plutoni ai që do të ndikojë më së shumti.

Akrepi  Do të ketë ndryshime në jetën tuaj sentimentale, por këto nuk do ta prishin harmoninë tuaj në çift. Do mund të mbështeteni në pozicionin e favorshëm të yjeve, për shkak të pranisë të Saturnit. Në sferën profesionale do të riktheheni në lojë me plot bindje.

Shigjetari – Sot do të bëni gjithçka që keni në dorë për të qëndruar më shumë pranë partnerit dhe për ta surprizuar atë. Edhe ai nga ana e tij do të mendojë të njëjtën gjë. Në planin financiar mos hidhni asnjë hap pa pasur garancitë e duhura.

Bricjapi  Me ndihmën e planetëve do të gjeni harmoninë dhe ngrohtësinë që keni kërkuar. Do të përfitoni nga ndikimi pozitiv i Saturnit gjatë kësaj dite, duke arritur destinacione të rëndësishme. Parashikohen rezultate mjaft të frytshme në sferën profesionale dhe atë të ndjenjave.

Ujori – Marrëdhënia me partnerin do të jetë e mirë gjatë kësaj dite. Do të tregoheni realistë dhe më të arsyeshëm me çdo hap që do të hidhni. Në planin financiar do të jeni më të qartë për atë që duhet të bëni.

Peshqit – Ditë shumë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk jeni treguar të sinqertë me partnerin gjatë kësaj kohe dhe kjo do të krijojë herë pas here debate. Në planin financiar nuk iu lejohen gabimet. Duhet të ndiqni me patjetër një disiplinë strikte dhe të ulni shpenzimet.  /tvklan.al

Scroll to Top