JiL.al - Jeto i Lumtur

Horoskopi për 10 shkurt 2023

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi

Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm për çdo gjë qe do thoni e qe do bëni prandaj mes jush dhe partnerit nuk do linde asnjë mosmarrëveshje. Beqaret do jene te interesuar për flirte dhe aventura kalimtare, te cilat për te thënë te vërtetën do jene me shumice. Financat duhet t’i keni me tepër ne vëmendje dhe gjendja ka për t’u përmirësuar shpejt.

Demi

Dite e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni shpesh kontradikta me partnerin, por pas pak minutash do pendoheni për ato qe keni thënë dhe do kërkoni falje me mënyrë te veçanta. Beqaret nuk duhet kurrsesi te mbyllin sytë dhe te hedhin hapa sepse mund te lëndohen. Për menaxhimin e financave me mire këshillohuni me specialistet dhe do dilni te fituar.

Binjaket

Here pas here do jeni ne tension ju te dashuruarit dhe mund te thoni gjera te gabuara. Mundohuni qe gjithmonë te vini arsyen para ne mënyrë qe te mos e prishni atmosferën e ngrohte. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë sepse edhe ashtu si janë ndihen mire. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë investim me tepër nga zakonisht.

Gaforrja

Dite e mbushur me lajme te mire dhe me arritje do jete kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do ndiheni mire dhe te përmbushur. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te bëjnë ndryshime te mëdha dhe do i marrin gjerat sa me shtruar. Buxhetin nuk do e mbani dot te stabilizuar. Do jeni te papërmbajtur me shpenzimet madje edhe për gjera te kota.

Luani

Nëse keni ndonjë dyshim për partnerin tuaj mundohuni te flisni sa me hapur me te qe te sqaroni gjithçka. Nëse mundoheni ta kontrolloni fshehurazi keni për te pasur vërtet probleme. Beqaret ka mundësi t’i rikthehen një dashurie te shkuar, por kësaj here do përjetojnë emocione shume te forta. Financat do i mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do ju dalin te papritura.

Virgjeresha

Do jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk e lini asnjë moment te lire. Kujdes sepse kjo gjë mund ta mërzitë atë dhe mund ta largoje akoma me tepër. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse mundësitë me te mira do iu jepen pas disa ditëve. Buxhetin për fat do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për te mbetur e kënaqshme.

Peshorja

Ju qe jeni ne një lidhje do merrni vendime shume te rëndësishme gjate gjithë kësaj dite. Një etape e re do filloje për ju dhe me ne fund do ndiheni te plotësuar dhe te gëzuar. Beqaret nuk duhet te fiksohen tek pamja e dikujt sepse me i rëndësishëm se ajo është shpirti. Buxheti ka për te pasur goxha tronditje pasi ju nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve.

Akrepi

Mos u tregoni shume mosbesues kundrejt partnerit tuaj sot. Nëse ju e ruani ne çdo hap qe hedh ai edhe mund te mërzitet. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë një koleg pune. Edhe ai ka kohe qe iu pëlqen por nuk ua ka shprehur nga frika se mund te humbe edhe miqësinë tuaj. Dita e sotme do jete e mrekullueshme ne sektorin financiar. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive për te shpenzuar.

Shigjetari

Dashuria për çiftet nuk do shkoje shume mire. Do qëndroni pak larg njeri tjetrit sot, por ne fund te ditës do kuptoni se nuk mund te bëni dot pa te. Edhe për beqaret dita do jete pak delikate. Fillimisht do entuziazmoheni por me vone do e kuptoni se jeni gabuar për atë qe pëlqenit. Financat do jene shume te mira, gjithsesi mire është te tregoheni pak te matur me shpenzimet e tepruara.

Bricjapi

Dëshira për te pasur një marrëdhënie te qëndrueshme ne çift do iu beje te merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bere me pare këtë, përsëri nuk është vone. Beqaret do kenë edhe takime por ata ëndërrojnë shume me lart. Do jeni përsëri te mërzitur. Financat do jene ne përgjithësi te mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mire sa do prishni.

Ujori

Do i merrni gjerat me seriozisht sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do mendoni te jetoni se bashku. Përgatituni mire sepse jo gjithçka është fushe me lule. Beqaret do mund te takojnë persona te veçante me te cilat ja vlen te njihesh. Ne planin financiar do ketë goxha vështirësi, por fale disa miqve te specializuar ne këtë fushe do ia dilni mbanë me sukses.

Peshqit

Kjo dite do jete pozitive për ju te dashuruarit. Do i arrini te gjitha objektivat qe do i vini vetes dhe do ndiheni krenare. Pasdite përgatituni për ndonjë surprize nga partneri. Beqaret do kenë disa takime, por me mire te mos nxitohen për t’i dhënë fjalën dikujt. Ne planin financiar do e keni me te qarte situatën ne te cilën ndodheni dhe do hidhni hapat e duhura për ta përmirësuar me tepër.

Scroll to Top