JiL.al - Jeto i Lumtur

Hoxhë Mazllami shfaqet duke përdhosur flamurin kombëtar/ ‘Kjo është leckë, ne nuk adhurojmë shqiponja’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një javë pasi u bë i njohur në rrjet pasi “xhemati” i dhuroi një makinë “Mercedes Benz” luksoz pas daljes në pension, hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami, ka “pushtuar” sërish rrjetin me një veprim të pahijshëm.

Në një video që është bërë virale, Mazllami shihet duke përdhorus flamurin kombëtar shqiptar, teksa e quan arnë edhe leckë.

Më tej ai dëgjohet të thotë se shqiptarët janë myslimanë ndaj nuk duhet të adhurojnë shqiponja.

Hoxha gjithashtu iu bën thirrje myslimanëve që të mos e kondiderojnë të rëndësishëm flamurin për të cilin shumë shqiptarë luftuan, u burgosën, u torturuan e u vranë.

“Kjo është arrnë, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti.

Populli ynë, populli shqiptar janë muslimanë 80%, e njohin ma paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë hoxhë Mazllami.

VIDEO

Scroll to Top