Humb jetën në mënyrë të papritur influencuesi i njohur (Emri + Foto)

Jil
Jil
2 Min Read

Instruktori i njohur në rrjet ‘Joesthetics’ ka vdekur papritur në moshën 30 vjeçare.

I ndjeri ishte ankuar më herët nga një dhimbje e mistershme në qafë që më pas zbulua se ishte një aneurizëm nga bllokimi i arterieve të gjakut. Nuk ka shpjegime të tjera zyrtare për shkaqet e vdekjes së tij.

Influencuesi gjerman i njohur për videot e tij në Youtube, emri i vërtetë i të cilit ishte Jo Lindner, u bë i famshëm me këshillat e stërvitjes për ndjekësit e tij, rrëfimet e jetës personale, dietën dhe stilin e jetesës.


E dashura e tij njoftonte sot në rrjetin Instagram se për fat të keq 30-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Duke shpërndarë imazhe dhe video të çiftit, Nicha e dashura e Jo, gjithashtu instruktore stërvitjeje dhe influencuese në rrjet, tha për ndjekësit se ai ishte tashmë “në një vend më të mirë”.

Ajo shkruante: “Ai dje ndërroi jetë nga aneurisma ..unë isha me të në dhomë .. ai më vari në qafë një varëse që kishte bërë për mua, dhe më pas ishte në krahët e mia kur gjithçka ndodhi shumë shpejt.”

“Tre ditë më parë ai më thoshte se kishte një dhimbje në qafë … ne nuk kuptuam asgjë, … derisa ishte tepër vonë.”

Nicha thoshte se nuk mund të shkruante më tepër për fansat që i kërkonin shpjegime për vdekjen e papritur, por thoshte vetëm se Jo ishte ‘shumë më tepër’ nga sa e njihnin ata.

“Ai ishte i dashur, i ndershëm dhe besonte te të gjithë.”

Homazhe të shumta bëheshin në rrjet nga fansat e stërvitësit. Kolegu  tij ‘bodybuilder’ Noel Deyzel tha: “U prehshnë paqe Jo. Do të na marrë malli.”

Një përdorues në rrjet shkruante: “RIP joesthetics, kjo është e pabesueshme. Të ndiqja në postimet e tua, një djalë i shkëlqyer, i larguar tepër herët. Një moment je gjallë, në tjetrin nuk je më”.

Humb jetën në mënyrë të papritur influencuesi i njohur
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *