Një i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnec, pasi ka rënë në kontakt me ujin. sipas policisë, paraprakisht dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi K. P., 73 vjeç , lindur në Nartë të Vlorës dhe banues në Greqi , sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit , dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.