Humb jetën tragjikisht 18-vjeçarja shqiptare në vendin fqinj

Editor
1 Min Read

Dy të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi mëngjesin e sotëm.about:blank

Siç bëjnë me dije mediet greke, një prej viktimave është një 18-vjeçare me origjinë shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Avenue Athinë-Souniou, në lartësinë e Varkizës, pak pas liqenit të Vouliagmenit.

Në aksident u përfshinë dy makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Zjarrfikësit të cilët shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes nxorën pa shenja jete dy vajza nga njëra makinë dhe dy persona të tjerë të lënduar, ndërsa sipas informacioneve në të njëjtën veturë ka qenë edhe pasagjeri i pestë i lënduar, i cili nuk ka pasur nevojë të shpëtohet nga zjarrfikësit.

Në automjetin tjetër të përfshirë në përplasje  raportohet se në bord ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *