Humb jetën tragjikisht marinsja 20-vjeçare, zbardhen dyshimet

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Kos të Greqisë, ku një 20-vjeçare ka humbur jetën.

Marianna Tsiga ishte studente e Shkollës së Kapitenëve të Akademisë së Marinës Tregtare Kalymnos dhe kishte përfunduar vitin e parë të studimeve.

Ajo ishte praktikante e marinës tregtare. Më 13 gusht 2023 anija u nis nga port i Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Indisë.

Më 22 gusht 2023, Marianna u sëmur. Ajo vdiq nga encefaliti infektiv, cili besohet se është shkaktuar nga pickimi i mushkonjave gjatë udhëtimit të saj në Indi.

Humb jetën tragjikisht marinsja 20-vjeçare, zbardhen dyshimet e para

Për shkak të sëmundjes, anija me të cilën udhëtonte zbarkoi në Suez të Egjiptit dhe më 2 shtator 2023 nëpërmjet Kajros u riatdhesua nga kompania së bashku me një eskortë mjekësore.

20-vjeçarja fillimisht u transferua në një klinikë private në Atikë dhe më pas në spitalin “Errikos Dunan”, ku edhe vdiq më 17 shtator 2023.

Mesha e varrimit do të mbahet sot në orën 17:00 në Kishën e Zonjës në Zipari Kos. Për ngjarjen tragjike po kryhet një hetim paraprak.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *