Humbi drejtimin e motomjetit, shtetasi dërgohet në spital

Editor
1 Min Read

Mesditën e sotme, rreth orës 14:30, në fshatin Kashisht të Fierit, një shtetas me inicialet Sh.S., 34 vjeç, humbi kontrollin e motomjetit me të cilin lëvizte e për pasojë ka pësuar dëmtime.

Sh.S., aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për të mësuar rrethanat e aksidentit.

“Më datë 09.02.2024, rreth orës 14:30, në qëndër te fshatit Kashisht, Fier, në rrugë dytësore, shtetasi Sh. S., rreth 34 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti doli nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.” shkruhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *