Humbi gruan dhe fëmijët në luftë, gazetari ka një mesazh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një gazetar prestigjozes arabe Al Jazeera u kthye sot në punë duke raportuar nga Gaza, vetëm një ditë pasi anëtarët e familjes së tij u vranë në një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh palestinezë.about:blank

Në një video të postuar nga AJ+, Wael Dahdouh tha se ishte “detyrë” e tij që të kthehej shpejt në punë pavarësisht humbjes së disa anëtarëve të familjes.

“Ishte detyra ime të kthehesha në punë sa më shpejt që të ishte e mundur, pavarësisht gjithçkaje” tha shefi i zyrës së Al Jazeera në Gaza. Wael al-Dahdouh shpjegoi pse u kthye në punë një ditë pasi familja e tij u vra në një sulm ajror izraelit që synonte shtëpinë e tyre.

“Siç mund ta shihni, të shtënat vazhdojnë kudo,” tha shefi i zyrës së Gazës, duke treguar tymin nga një sulm ajror në sfond. Sulmet ajrore dhe granatimet vazhdojnë të pandërprera.

Të mërkurën, një sulm ajror izraelit goditi kampin e refugjatëve Nusseirat në Rripin qendror të Gazës, duke vrarë disa palestinezë – mes tyre gruan e tij 44-vjeçare Amna, djalin 16-vjeçar Mahmoud, vajzën 7-vjeçare Sam dhe nipin Adam. Tetë anëtarë të tjerë të familjes u vranë gjithashtu, duke përfshirë vajzën e kushëririt të tij, Hadeer, dhe katër fëmijët e saj.about:blank

Vajza 27-vjeçare e Dahdouh, Bisan, nuk ishte në kamp në kohën e sulmit ajror, sipas Al Jazeera.

Hanan, vjehrra 81-vjeçare e gazetarit, i mbijetoi sulmit, por u plagos rëndë. Ajo është në koma dhe nuk është në dijeni të humbjeve të mëdha që ka pësuar familja e saj, tha djali i saj Ali.about:blank

Shefi i zyrës së Al Jazeera në Gaza, Wael al-Dahdouh, udhëhoqi lutjen e funeralit për familjen e tij.

Familja Dahdouh kishte lënë shtëpinë e tyre në lagjen Tal al-Hawa në veri të Gazës për në kampin Nusseirat kur Izraeli urdhëroi palestinezët të lëviznin në jug për të shmangur vrasjen.about:blank

Wael Dahdouh, i cili prej vitesh mbulon ngjarjet në Lindjen e Mesme, transmetoi drejtpërdrejt sulmin ajror që vrau familjen e tij.

Fotot dhe videot e marra nga kolegë gazetarë në Gaza treguan Dahdouh duke ecur pranë spitalit dhe duke mbajtur trupat pjesërisht të mbështjellë të fëmijëve të tij të vdekur. Diku tjetër ai shihet duke mbajtur trupin e pajetë të nipit të tij, ndërsa dy gra, që thuhet se janë të afërme, qajnë dhe ndihmojnë në mbështetjen e trupit të fëmijës.about:blank

Në videon e AJ+ të postuar sot, Dahdouh falënderoi të gjithë ata që i dërguan ngushëllime, por tha se duhet të vazhdojë të informojë botën për gjithçka që po ndodh në Gaza. “E ndjeva se ishte detyra ime, pavarësisht dhimbjes dhe plagës së hapur, të kthehesha para kamerës dhe të kontaktoja sa më shpejt në rrjetet sociale. Ju falënderoj të gjithëve dhe ju lutem na mbani në lutjet tuaja”, tha Wael Dahdouh.

Scroll to Top