Humbi jetën tragjikisht pasi e zuri ashensori, miqtë e 17-vjeçarit

Jil
Jil
2 Min Read

Vdekja tragjike e 17-vjeçarit, Antonio Delilajt që humbi jetën në “Orange Club” në Sarandë kanë prekur me didikime në rrjetet sociale.

Ata i dedikojnë fjalë zemre Antonios, ëndrrat e të cilit u prenë në mes në lule të rinisë.

Për ta, Antonio ishte një djalosh i dashur i cili e donte punën.

“Djalosh i dashur, e donte punën, i palodhur në çdo kohë për një të ardhme më të mirë. Do shkonte në Tiranë për studime, nxënës i mirë në mësime, i dashur dhe plot humor.”

Shkolla e Antonios në një postim në Facebook i shpreh ngushëllimet familjes.about:blank

“Mengjesi me i trishte qe kemi perjetuar ka qene ky i sotmi. Vdekja ne menyre tragjike e nxenesit tone Antonio Delilaj na ka tronditur te gjitheve , nuk gjejme fjale per ta pershkruar dhimbjen qe na ka kapluar shpirtin . 9 vite ne shkollen tone , ti u rrite mes nesh dhe ishe ai djali ku me qetesine , buzeqeshjen kishe fituar respektin e shokeve te tu dhe mesuesve , ishe femija qe dinte te falte vetem dashuri e mirekuptim .

Nise heret te punoje dhe me krenari e tregoje qe tashme ti ishe nje i rritur i pergjegjshem ku mund te ndihmoje me ne fund sado pak familjen tende . Por fati ishte percaktuar per ty dhe fatkeqesisht endrrat e tua do te priteshin ne mes . Do na mungosh te gjitheve , familjes , te afermve ,shokeve . Qofsh i parajses i miri Antonio ! Ngushellime familjes nga stafi pedagogjik i shkolles “Shefqet Sulejmani “Gjashte.”about:blank

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit.

Kamarieri 17-vjeçar Antonio Delilaj humbi jetën në “Orange Club” pasi e zuri poshtë ashensori, kavoja e të cilit u këput.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *