JiL.al - Jeto i Lumtur

Hyrja e Sabianit në BBV/ Nuk përmbahet gazetari, shpërthen keq ndaj këngëtarit: Po ik o budalla shikoje gocën nga TV

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të ftuar në “Shqipëria Live”, ishte aktori njëkohësisht shoku i Ervis Pupës, Ervin Bejleri. Po ashtu gazetari Flavio Qarri dhe shoqja e Qetsorit, Milika Beleraj.

Ata kanë folur edhe në lidhje me futjen e Sabianit në shtëpinë e Big Brother, por edhe për zhurmën që ka krijuar Qetsori.

Flavio Qarri: Unë sa herë del Sabiani në TV, unë e ndërroj kanalin. Po ik o budalla shife gocën nga TV. Po ça do ai aty, pas vajzës. Hyrja e tij është shumë e gabuar.

Ervin Bejleri: Unë e mendoj totalisht ndryshe nga Flavio. Ka dashur që të përballet, për të parë sytë e atij djali, se sa seriozisht e ka. A do më afrohej si një baba apo si do të sillet. Ai ka për qëllim për të parë Kristin.

Në lidhje me qetësorin të ftuarit janë shprehur:

Shoqja e Qetsorit: Mendoj se Qetsori hyri për të trazuar Luizin. Luizin e kam parë më të tensionuar. Është shumë aktiv edhe në jetën e përditshme. Është i zoti ta përballojë këtë spektakël.

Gazetari: Qetsori ka nëj stil prezantimi. Megjithatë ai është një person për ta balancuar me Luizin. Shumë mendojnë se e përkeqson lojën e Luizit, por kjo e balancon.

Scroll to Top