I dyshuar si një nga personat e përfshirë në atentatin në Don Bosko, Nikoll Sherrniku përballë grupit hetimor ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen. Ai u shpreh se atë periudhë që është bërë atentati ka qenë në burg.
I dyshuar si një nga personat e përfshirë në atentatin në Don Bosko, Nikoll Sherrniku ka mohuar të ketë dijeni për atentatin në Don Bosko të regjistruar mbrëmjen e 12 Marsit ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit, Mimoza Paja.
28-vjeçari i akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” ka pohuar ndër të tjera se gjatë asaj periudhe ai ndodhej në burg.
Grupi hetimor ngre dyshime të forta se Sherrniku ka përfshirë edhe persona të tjerë për të siguruar targat gjermane po ashtu edhe automjetin tip ‘BMW’, i cili u gjetë i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës.
Nikoll Sherrniku ndodhet në burg prej gushtit të viti 2022 pasi u arrestua për armbajtje pa leje dhe municione luftarake. Po ashtu ka qenë një person i dyshuar edhe për vrasjen e ish-efektivit Xhulio Prela, por për shkak të mungesës së provave u lirua.