JiL.al - Jeto i Lumtur

I dehur tapë, instruktori i autoshkollës përplaset me motorin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit, ku një autoshkollë është përplasur me një motor.

Ngjarja ka ndodhur përpara shkollës së mesme “Kristaq Capo”, ku si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që kanë kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovës të gabuar.

Policia konfirmon se drejtuesi i autoshkollës ka qënë i dehur në timon dhe është shoqëruar në polici.NOA.AL

Scroll to Top