Gjykata e Fierit ka lënë në burg Orges Bilbilin, si autor i një ngjarjeje të regjistruar në vitin 2019.
Bilbili aktualisht është duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës në vitin 2017.
Sipas informacioneve, Prokuroria e Fierit thotë se ka arritur të dokumentoj që Bilbili, në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe shtetasin Ardian Ahmetaj ekzekutuan me armë zjarri në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës, shtetasin Besnik Hida.
Ky i fundit u qëllua në ambientet e një lokali, teksa autorët mbanin maska dhe armë zjarri.
Gjithashtu mësohet se Bilbili, i cili është i vetmi i arrestuar në Shqipëri, ka mohuar akuzat para Gjykatës dhe në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, avokati i tij Detar Hysi, tha se nuk ka prova që mbështesin akuzën e ngritur, duke pretenduar se hetuesit kanë përdorur metoda ekstra ligjore.about:blank
Megjithatë, Prokuroria thotë se bashkë me Haxhiun dhe shtetasin Ardian Ahmetaj, të dy të arrestuar në Greqi, Bilbili ekzekutoi Hidën si pasojë e një sërë ngjarjesh që lidhen me konfliktet e vjetra të Bandës së Lushnjës.
Besmir Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra në 11 Tetor të vitit 2017 në Lushnjë, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Ngjarje për të cilën Bilbili është dënuar me burg për jetë dhe Haxhiu është në gjykim në mungesë.about:blank
Arrestimi i Orges Bilbilit u bë në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, ku efektivi i “Shqiponjave”, i ka kërkuar lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Bilbili e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.