JiL.al - Jeto i Lumtur

I dyshuar për rrëmbimin e “Koçoles”, Gjykata e Fierit merr vendimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata e Fierit ka marrë këtë të enjte vendimin “arrest me burg” për Albi Mecinin.

29-vjeçai i dyshuar për zhdukjen e Leonard Theodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit në muajin prill në Sarandë, është arrestuar këtë të mërkurë nga policia e Fierit për një vepër tjetër kriminale.

Albi Mecini u arrestua në flagrancë në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”, pasi iu gjetën në automjet 2 çanta me 21.3 kilogramë lëndë plasëse të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidona me lëndë djegëse.

Scroll to Top